Anatarktidë, shkrihet ajsbergu më i madh në botë
BILLI·

Ajsbergu më i madh në botë i njohur si A68 është shkrirë, raporton BBC.
A68 ishte rreth 6000 km katrorë, peshonte gati një miliard ton dhe u shkëput nga Antarktida në 2017.
Sipas qendrës Kombëtare të Akullit në SHBA, ajo tani është copëtuar në mijëra copa të vogla që nuk ia vlen të monitorohen më.

Lexo edheEksperimenti social që bëri bujë: A do e prishnit agjërimin për një iPhone 12 proMax?
Ajsbergu u bë i famshëm kur, filloi të lëvizte në veri me shpejtësi në rritje, duke u përballur në rryma të forta dhe erëra.














