Analistët: Presidenti Thaçi po bën fushatë

Presidenti Hashim Thaçi, në prag të fushatës politike për zgjedhjet e 11 qershorit, ka takuar mësimdhënës të komunave të ndryshme dhe ka bërë thirrje për dalje masive në këto zgjedhje, raporton KTV .
Këto takime dhe mesazhet e presidentit Thaçi po shihen kryekëput si fushatë politike. Sipas analistëve politikë, me këto veprime, Thaçi po kalon kompetencat e tij. Petrit Zogaj, nga Lëvizja ‘FOL’, ka thënë se kreu i shtetit, gjatë fushatës zgjedhore, duhet ta frenojë veten dhe të ndalë takimet.
Kurse, analisti Imer Mushkolaj ka thënë se me takimet e tij me mësimdhënës, presidenti Thaçi po i bën argat ish-partisë së tij dhe se me këtë veprim, Thaçi po e shkel Kushtetutën.
Ndërkaq, nga Zyra e Presidentit nuk kanë kthyer përgjigje se pse po ndodhin këto takime dhe pse nuk ka ftesë për media për të përcjellë këto aktivitete.

Lexo edhePeshkaqeni i rrallë dhe i rrezikshëm “Bishtdrapër” kapet në Dhërmi (Video)
Takime të tilla me mësimdhënës, për presidentin Thaçi, janë bërë tradicionale, pasi edhe gjatë fushatës për kryetar komune të Drenasit, vitin e kaluar, ai bashkë me ministrin në largim, Arsim Bajrami, kishte takuar 700 mësimdhënës.














