Peshkaqeni i rrallë dhe i rrezikshëm “Bishtdrapër” kapet në Dhërmi (Video)

Një specie e rrallë dhe e rrezikshme është kapur sot në ujërat e Jonit në zonën e Dhërmiut.
Peshkaqeni “Bishtdrapër” që ka rënë në rrjetat e peshkatarëve është rreth 4 metër i gjatë dhe peshon 130 kilogramë.
Sipas peshkatarëve “Bishtdrapëri” përbën rrezik për banorët ndërsa ky është i dyti që kapet në këto ujëra brenda pak kohëve.
Më 6 prill një tjetër peshkaqen “Bishtdrapër” rreth 4 metër i gjatë dhe me peshë 80 kilogramë u kap 3 milje larg Karaburunit.
Kjo specie është e rrallë për ujërat tona pasi gjendet në thellësi deri në 100 metra dhe në det të hapur larg gjirit.
Lexo edhePartia FJALA e hapë fushatën
Peshkatarët thonë se ky lloj peshkaqeni qarkullon më së shumti në ujërat e Himarës apo Sarandës për shkak te thellësisë së detit, transmeton javanews.
Ata e shpjegojnë praninë e specieve të tilla në ujërat tona me ndryshimin klimaterik.














