Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
dp

Lexo edheKrasniqi: Glauk Konjufca na thoshte që Albin Kurti s’është njeri, me orë të tëra i kemi folur për ta bindur

Gjatë një patrullimi të rregullt, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, iu bashkua ushtarëve gjermanë për të parë nga afër misionin e tyre dhe përgjegjësitë e përditshme në terren.
Sipas njoftimit të Ambasadës Gjermane në Prishtinë, profesionalizmi, përkushtimi dhe bashkëpunimi i ngushtë i kontingjentit gjerman me partnerët ndërkombëtarë mbeten shembull i qartë i dedikimit dhe shërbimit.
“Një falënderim i sinqertë për të gjithë pjesëtarët e shërbimit për përpjekjet e tyre të palodhshme dhe angazhimin e vazhdueshëm”, thuhet në njoftim.

Lexo edheKrasniqi: Glauk Konjufca na thoshte që Albin Kurti s’është njeri, me orë të tëra i kemi folur për ta bindur