Ambasadori britanik pas takimit me Radoniqin: Britania do ta mbështesë Kosovën për zgjedhje të sigurta dhe transparente më 7 qershor
dp

Lexo edheRama ndan mirënjohje për mjekët dhe profesionistët e kujdesit parësor shëndetësor

Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves ka vlerësuar rolin e KQZ-së në garantimin e integritetit dhe transparencës së proceseve zgjedhore në Kosovë.
Ai tha se gjatë takimit me Radoniqin ishte inkurajuese të dëgjonte për përmirësimin dhe forcimin e mëtejmë të procedurave të KQZ-së në prag të zgjedhjeve nacionale.
Sipas ambasadorit britanik, bashkëpunimi ndërmjet Britanisë dhe KQZ-së ka qenë i ngushtë, veçanërisht në aspektin e sigurisë kibernetike dhe menaxhimit të procesit të numërimit dhe publikimit të rezultateve zgjedhore.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Britania kanë zhvilluar një marrëdhënie të ngushtë në bashkëpunimin tonë të suksesshëm kibernetik për të siguruar ecurinë efektive të tabulimit të votave dhe publikimit të softuerit në zgjedhjet e fundit komunale dhe nacionale”, ka deklaruar Hargreaves.

Lexo edheRama ndan mirënjohje për mjekët dhe profesionistët e kujdesit parësor shëndetësor
Ai ka shprehur gjithashtu gatishmërinë e Britanisë për të vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës edhe për zgjedhjet nacionale të 7 qershorit. /Lajmi.net/