back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeAlbin Kurti emëroi znj. Fëllanza Podrimja dhe z. Elvis Hoxha si Këshilltarë...

Albin Kurti emëroi znj. Fëllanza Podrimja dhe z. Elvis Hoxha si Këshilltarë Politikë

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, emëroi sot znj. Fëllanza Podrimja dhe z. Elvis Hoxha si Këshilltarë Politikë.

Znj. Podrimja, është e rritur në Gjermani dhe ka përfunduar studimet Master për shkenca politike me theks të veçantë në Evropën Lindore dhe marrëdhëniet transatlantike, në Universitetin e Ludwig Maximilian të Munihut.

Para se të kthehej në Kosovë ka punuar disa vite si këshilltare politike në Berlin ku njëherit është njohëse e institucioneve të politikbërjes në Gjermani e në BE.

Kurse, Elvis Hoxha, është i diplomuar në inxhinieri kimike, në Universitetin e Tiranës, dhe më pas në filozofi, në Universitetin Paris-8, në Francë. Ka ligjëruar filozofinë politike dhe estetikën në Universitetin Paris-8 dhe në disa universitete të Tiranës.

Është autor i disa eseve në lidhje me implikimet e politikës, artit dhe historisë me filozofinë, si dhe përkthyes i mbi dhjetë librave nga autorët më të njohur të filozofisë bashkëkohore franceze.

Aktualisht ai është drejtor ekzekutiv i Institutit Politik të Studimeve Humane me qendër në Tiranë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz