“Presidenti e gaboi nenin kur kërkoi seancë për raportim rreth vizitës në SHBA”
03

Lexo edheLajm i Fundit/ Italia i mbyll të gjitha shkollat dhe universitetet shkaku i koronavirusit

Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi ka thënë se kërkesa e presidentit për seancë, është e gabuar, raporton Gazeta Express.
Krasniqi ka shkruar në Facebook se Thaçi është thirrur në nenin e gabuar, kur e ka thirrur seancën, pasi që ky nen parasheh adresimin vjetor të presidentit para deputetëve, për t’i informuar për fushëveprimtarinë vjetore.
“Ky fjalim, zakonisht mbahet në fund të vitit. Prandaj, presidenti nuk mund t’i drejtohet Kuvendit vetëm për një aktivitet të tij. Nëse presidenti e cilëson si të rëndësisë së jashtëzakonshme informimin e deputetëve për vizitën e tij në SHBA, atëherë ai është dashur të thirret në 69.4, ku i njihet e drejta e thirrje së seancave të jashtëzakonshme”, ka shkruar ai./Express/

Lexo edheLajm i Fundit/ Italia i mbyll të gjitha shkollat dhe universitetet shkaku i koronavirusit
