BallinaBotëAkullorja që qetëson dhimbjet e kokës pas alkoolit

Akullorja që qetëson dhimbjet e kokës pas alkoolit

Të ngjajshme

A do ta shohim në Big Brother? Besnik Qaka zbulon të vërtetën

Këngëtari i njohur shqiptar, Besnik Qaka, është rikthyer në...

Kombëtarja e Turqisë arrin në Kosovë

Kombëtarja e Turqisë në futboll ka arritur tashmë në...

Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj

Zvicra ka qenë prej kohësh një magnet për të...

Koreano-jugorët, konsumatorët më të mëdhenj të alkoolit në Azi, tani mund t’i heqin shqetësimet e dhimbjes së kokës me një akullore. Një rrjet dyqanesh ka hedhur ne treg Gyeondyo-bar, e para akullore e krijuar me qëllim eliminimin e pasojave të alkoolit.

Konsumi i tij, sidomos në grup mes kolegëve të punës, është biznes i madh në Korenë e Jugut, ashtu siç janë dhe kurat kundër shqetësimeve që lë pas.

Shitja e pilulave, pijeve kundërvepruese dhe kozmetikëve tek femrat që duan të duken mirë edhe pas një nate teprimi, gjenerojnë çdo vit 126 milionë dollarë.

“Kisha pirë shumë një natë përpara, ndaj dhe thash ta provoj akulloren e re. Ishte mjaft e lehtë, nuk kishte shijen e barnave mjekësore që kanë ato pijet kundër dehjes. Ishte e këndshme”, tregon Yeom Chul-min, me profesion kuzhinier.

Akullorja me shije “grapefruit” përmban 0.7 për qind lëng nga e ashtuquajtura “pemë orientale stafidheje”, element ky i gjendur në një përmbledhje koreane recetash të shekullit të 17, e që përfshihet edhe në disa pije vendase kundër pasojave të alkoolit.

Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vitin 2014, koreano-jugorët konsumojnë për kokë mesatarisht 12,3 litra alkool të pastër në vit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz