Aktorja e “Dawson’s Creek” zbulon diagnozën e papritur: E mësova krejt rastësisht

Aktorja amerikane Busy Philipps, e njohur për rolin e saj në serialin “Dawson’s Creek”, ka rrëfyer për herë të parë për një periudhë të vështirë shëndetësore, pasi u diagnostikua me tumor në tru.
Philipps tregoi për revistën People se gjithçka nisi krejt rastësisht. Edhe pse nuk kishte simptoma, ajo vendosi të kryente një skanim të plotë të trupit, pasi kishte parë informacion për të në Instagram.
Ekzaminimi zbuloi se aktorja kishte një tumor në tru dhe mjekët i rekomanduan ndërhyrje të menjëhershme.
Në shkurt, ajo u diagnostikua me oligodendrogliomë të shkallës së dytë, një tumor i rrallë dhe me rritje të ngadaltë. Mjekët hoqën një masë prej 2.6 centimetrash gjatë një operacioni që zgjati rreth pesë orë.

Lexo edheVdes aktori i njohur i Home Alone 2
Për aktoren, një nga momentet më të vështira ishte t’ua tregonte fëmijëve të saj. Ajo rrëfeu veçanërisht bisedën me vajzën e madhe, Birdie, të cilën u përpoq ta qetësonte përballë frikës së saj.
Philipps ka kaluar dy ndërhyrje kirurgjikale gjatë muajve të fundit dhe sot shprehet se mbi gjithçka është mirënjohëse që është gjallë dhe që mund të jetë pranë fëmijëve të saj.
Mjekët kanë sqaruar se, megjithëse oligodendroglioma konsiderohet malinje, ky lloj tumori ka një prognozë më të mirë krahasuar me disa forma të tjera të gliomave malinje.














