back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeAktakuzë për dhënie dhe marrje të ryshfetit

Aktakuzë për dhënie dhe marrje të ryshfetit

Të ngjajshme

Evropianët bashkohen me ukrainasit dhe amerikanët, për bisedimet e paqes

Aleatët evropianë të Ukrainës po marrin pjesë në një...

Evropianët bashkohen me ukrainasit dhe amerikanët, për bisedimet e paqes

Aleatët evropianë të Ukrainës po marrin pjesë në një...

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarve H.A., dhe B.S., për shkak të veprave penale, marrja e ryshfetit, nga neni 428 paragrafi 1, të KP-ës dhe veprën penale dhënia e ryshfetit, nga neni 429 paragrafi 1, të KP-ës.

Sipas aktakuzës, H.A. më 29.09.2017,  në cilësinë e personit zyrtar – instruktor dhe pronar i një auto shkolle, me seli në Prizren, në mënyrë të drejtpërdrejtë pranon përfitim për vete që të mos veproj në pajtim me detyrën e tij zyrtare,  ashtu që nga kandidati B.S. pranon treqind (300) euro, për të mundësuar dhënien e testit teorik për patentë shofer. H.A. me këto veprime ka kryer veprën penale “marrja e ryshfetit”, nga neni 428 paragrafi 1, të KP-ës.

Ndërkaq, i akuzuari i dytë B.S. gjatë muajit gusht të vitit 2017, në mënyrë të drejtpërdrejtë jep shumën prej 300 eurove personit zyrtar H.A., instruktor dhe pronar i auto shkollës, me seli në Prizren me qëllim të dhënies të testit teorik në Departamentin e patentë shoferëve. B.S. me këto veprime ka kryer veprën penale “dhënia e ryshfetit”, nga neni 429 paragrafi 1, të KP-ës.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz