BallinaLajmeMeha i shpëton gjykimit

Meha i shpëton gjykimit

Të ngjajshme

Në aksidentin me fatalitet në Vushtrri e përfshirë edhe një veturë e policisë

Në aksidentin me fatalitet që ka ndodhur mbrëmë në...

Parashikimi i motit gjatë fundjavës

 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...

Pse dekreti i Presidentes ishte i domosdoshëm

Shkruan Kolë Krasniqi Në momentet kur institucionet bllokohen dhe Kushtetuta...

Irani paralajmëron sulme në të gjithë botën

Zëdhënësi më i lartë ushtarak i Iranit ka paralajmëruar...

Murat Meha, kryeshef i Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK), i ka shpëtuar ndjekjes penale edhe në shkallë të dytë.

Gjykata e Apelit të hënën ka marrë vendim që ta hedhë poshtë aktakuzën kundër tij, si dhe ndaj dy zyrtarëve të tjerë të kësaj agjencie, Ismet Kryeziu dhe Nemanja Spasiq.

Që të tre vitin e kaluar janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Prokuroria beson se ata në bashkëkryerje e kanë penguar kompaninë SHPK “Marigona Residence” për ushtrimin e veprimtarisë së saj, duke e vënë në pozitë të pabarabartë në raport me ligjin e zbatueshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjykimi ndaj tyre ka filluar këtë vit dhe të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.
Por pasi Meha dhe të tjerët e kanë kundërshtuar aktakuzën, shkalla e parë ka nxjerrë aktvendim dhe e ka hedhur poshtë atë. Ka konsideruar se nuk janë përmbushur elementet e veprës penale, pasi që nuk ka ekzistuar dashja për t’i sjellë dobi ndokujt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz