Aksidentohet polici me motoçikletë, 42-vjeçari në gjendje të rëndë
01·

Një efektiv i policisë së Shqipërisë është aksidentuar pasditen e kësaj të diele në vendin e quajtur Pezë Helmes, në periferi të Tiranës.
Automjeti me targa AA848 me drejtues shtetasin Fatos. S, 45 vjeç ka aksidentuar E.K, 42 vjeç punonjës Policie.
Ky shtetas ishte duke udhëtuar me mjetin tip motoçikletë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca.

Lexo edheKosova bëhet me kod shtetëror telefonik nga 15 dhjetori
I dëmtuari u dërgua në Spitalin e Traumës në gjendje jo te mirë shëndetësore. Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar për veprime te mëtejshme.














