back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaBotëAksidenti mes kamionit e minibusit, 10 të vdekur e shumë të lënduar

Aksidenti mes kamionit e minibusit, 10 të vdekur e shumë të lënduar

Të ngjajshme

Festivali i Këngës shpall këngët garuese të edicionit të 3-të, garojnë këta ish-banorë

Edicioni i tretë i Festivalit të Këngës së Radiotelevizionit...

Rama: Dënimet për zjarrvënësit duhet të jenë më të rënda se për ndërtuesit pa leje

Kryeministri Edi Rama thotë se dënimet për zjarrvënësit duhet të jenë...

Presidenca publikon komentet që Osmani ia ka dërguar Kushtetueses

Presidenca ka publikuar komentet që presidentja Osmani ka dërguar...

Emocionuese/ Justin Bieber publikon foto me të birin, Jack-un

Justin Bieber vazhdon të ndajë me fansat pamje të...

Një kamion me peshë të rëndë është përplasur me një minibus në pjesën jugore të Rumanisë të shtunën, duke lënë të vdekur dhjetë njerëz, ndërsa shumë të tjerë janë lënduar.

Aksidenti, në të cilin humbën jetën vozitësit e dy automjeteve, ndodhi afër fshatit Balaciu në rajonin Ialomita. Lajmin e bënë të ditur shërbimet rumune të emergjencës.

Policia lokale i ka nisur hetimet për shkaktarin e aksidentit të tmerrshëm. Zëdhënësja e policisë, Ludmila Dascalu, tha se vdekja e dy vozitësve në aksident i vështirëson hetimet e autoriteteve.

Për këtë aksident ka reaguar edhe presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis. Ai tha: “Më vjen shumë keq për viktimat. Mund të themi se mungesa e infrastrukturës vret”.

Infrastruktura e dobët rrugore e Rumanisë ka ndikuar në zhvillimin e ngadalshëm ekonomik. Me popullsi prej 20 milionë banorësh, ky shtet ka vetëm 800 kilometra autostradë, përgjysmë më pak se vendi fqinj, Hungaria, ndonëse ka sipërfaqe dy herë më të madhe, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz