Aksidentalisht plagos veten
03

Lexo edheVozitësi kosovar që ka gjoba të komunikacionit në vlerë mbi 16 mijë euro (Foto)

Policia në raportin 24 orësh njofton se një person ka plagosur veten aksidentalisht.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Zabeli i Sahit Agës në Gjilan ku sipas Policisë tashmë i dyshuari derisa ishte në sigurim në objektin e fermës, duke manovruar me një armë zjarri aksidentalisht ka qëlluar veten në këmbë.
I njëjti është dërguar në Spitalin e Gjilanit, ndërsa në vendin e ngjarjes janë konfiskuar pistoleta e kalibrit 6.75 mm dhe një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Lexo edheVozitësi kosovar që ka gjoba të komunikacionit në vlerë mbi 16 mijë euro (Foto)