BallinaLajmeAksident në rrugën Prizren–Dragash, ka të lënduar

Aksident në rrugën Prizren–Dragash, ka të lënduar

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Prizren-Dragash, përkatësisht në “Trokan”.

Aksidenti ka ndodhur mes 3 automjeteve, një makine, një furgoni dhe një kamioni.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ndërsa rastin e ka konfirmuar edhe Shaqir Bytyqi, zëdhënësi për media i Policisë në rajonin e Prizrenit.

I njëjti pohoi se ka edhe persona të lënduar.

“Sot, më 25.08.2025, rreth orës 15:30, në rrugën Prizren–Dragash ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një kamion dhe tre vetura. Si pasojë e aksidentit, raportohet për persona të lënduar, si dhe për dëme materiale. Në vendngjarje kanë dalë njësitet e Emergjencës dhe të Policisë, të cilat janë duke menaxhuar me rastin dhe po kujdesen për normalizimin e qarkullimit rrugor. Hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit janë në vazhdim.”, ka thënë Bytyqi për IndeksOnline.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz