Aksident në Prishtinë, një i vdekur e tre të lënduar rëndë
BILLI·

Një aksident me fatalitet ka ndodhur para disa minutash në Makovc të Prishtinës.
Në këtë aksident një person ka vdekur ndërsa tre të tjerë janë lënduar rëndë, raporton Indeksonline.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Sipas tij, vetura është vetaksidentuar, duke u rrotullisur.
Ai ka bërë thirrje shoferëve që të bëjnë kujdes në komunikacion.

Lexo edheAksident i tmerrshëm në fshatin Makovc të Prishtinës /FOTO
Pos policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e ambulancës. /Indeksonline/














