Aksident me fatalitet në Skenderaj, vetura godet për vdekje këmbësorin 74 vjeçar
dp

Lexo edheKush janë 5 policët që dyshohen për “përvetësim në detyrë” në rastin e pakove me cigare në vlerë 30 mijë euro

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili ka thënë se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor.
Për pasojë e këtij aksidenti në vendngjarje ka humbur jetën këmbësori rreth 74 vjeçar.
“Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Stacion Policor për procedura të mëtejme. Njësitet relevante policore, përfshirë hetuesit e aksidenteve të trafikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti”, ka thënë Zahiti. /Lajmi.net/

Lexo edheKush janë 5 policët që dyshohen për “përvetësim në detyrë” në rastin e pakove me cigare në vlerë 30 mijë euro