BallinaShqiptareAksident i rëndë në Rrugën e Kombit, raportohet për shumë të lënduar...

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, raportohet për shumë të lënduar /VIDEO

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Tre makina janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur në Rrugën e Kombit këtë të shtunë, në afërsi të Fanit. Nga pamjet në vendin e ngjarjes shihen mjetet e shkatërruara në anë të rrugës.

Me të mbërritur në vendin e aksidentit, policia ka bllokuar për pak momente të gjithë qarkullimin në këtë rrugë dhe më pas ka hapur njërin krah.

Është kërkuar gjithashtu edhe ndihma e zjarrfikëses për të nxjerrë nga makina personat e lënduar, që paraprakisht raportohet se kanë marrë të lehta në trup.

Policia po heton për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shpejtësia me të cilën po lëvizte njëri nga mjetet dhe lagështia në rrugë janë arsyet e përplasjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz