Komisioni Europian: 62 % e shqiptarëve nuk i besojnë partive…
62 % e shqiptarëve nuk u besojnë partive politike në vendin e tyre.
Këto shifra, që janë publikuar nga Komisioni Europian dhe i referohen të dhënave të janar-nëntor 2017, tregojnë një përqindje të lartë në mesin e shqiptarëve sa i përket besueshmërisë kundrejt partive politike. Sipas sondazhit, sakaq 36 % e shqiptarëve priren që të besojnë tek partitë politike, e më një përqindje të ulët prej 3 % janë përgjigjur me ‘nuk e di”. Kujtojmë se 2017 ishte vit zgjedhor për shqiptarët, në 25 qershor pati zgjedhje parlamentare.
Po të shohim hartën e Europës në tërësi, shqiptarët duken më besues. Fqinjët tanë italianë kanë një qëndrim kryesues mosbesues, me 83 % e tyre që janë përgjigjur që ‘priremi të mos besojmë’, 13 % e tyre besojnë dhe pjesa tjetër janë përgjigjur ‘nuk e di’. Në përqindje të lartë mosbesimi shfaqen edhe shtetasit çekë, përkatësisht 84 % e tyre nuk u besojnë partive politike. Mbi 60 % që nuk u besojnë alternativave politike janë edhe spanjollët, francezët, serbët. Shtetasin e Qipros sakaq udhëheqin Europën me mosbesimin e tyre ndaj politikës, me 88 %. Me përqindjen më të lartë që besojnë në partitë e tyre politike shfaqen gjermanët, finlandezët dhe turqit.
Në rajon, shqiptarët shfaqen me nota më pozitive e besues të alternativave politikë, teksa raporti tregon se 81 % e serbëve janë mosbesues, 74 % e shtetasve maqedonas janë po ashtu mosbesues,.

Lexo edheTë shtëna me armë zjarri, dyshohet për plagosjen e një biznesmeni
Sipas KE, çdo anketë përbëhet nga rreth 1000 intervista ballë për ballë për çdo vend. Raportet publikohen dy herë në vit. Flash Eurobarometrat janë intervista ad-hoc telefonike tematike të kryera me kërkesë të çdo shërbimi të Komisionit Europian. Sondazhet e Flash mundësojnë që Komisioni të marrë rezultate relativisht të shpejta dhe të përqendrohet në grupe specifike të synuara, kur dhe kur kërkohet.
Raportet e veçanta të Eurobarometrit bazohen në studime tematike të thelluara të kryera për shërbime të ndryshme të Komisionit Europian ose institucioneve të tjera të BE-së dhe të integruara në valët e votimit të Eurobarometrit Standard./Monitor/
















