BallinaLajme“Ai ishte aty kur kombi kishte nevojë për unitet”, Ali Ahmeti kujton...

“Ai ishte aty kur kombi kishte nevojë për unitet”, Ali Ahmeti kujton Arbën Xhaferin, zbulon edhe bisedat që bënin

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përkujtuar në 13-vjetorin e vdekjen Arbën Xhaferin, politikanin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, për të cilin tha se ishte aty kur  kombi kishte nevojë.

“Edhe pse kanë kaluar 13 vjet nga ndarja e tij nga jeta, mungesa e Arbën Xhaferit ndjehet njësoj. Gjatë luftës së vitit 2001, kur kombi kishte nevojë për unitet, ai ishte aty për të bashkërenduar veprimet tona.

Ahmeti tha se edhe pas luftës, takimet dhe bashkëpunimi mes tyre nuk u ndalën, ndërsa ndau edhe një pjesë të bisedave mes tyre.

“Shpesh më thoshte: “Më konsidero si vëlla të madh.” Dhe, ashtu ishte, një vëlla i madh, një mik i urtë dhe një mendje e kthjellët që e donte kombin mbi gjithçka. I përjetshëm kujtimi për Arbën Xhaferin!”.

Arbën Xhaferi lindi në Tetovë më 24 janar 1948 dhe vdiq më 15 gusht 2012.

Xhaferi ishte kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe ishte një avokat i të drejtave për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz