Friday, July 18, 2025
BallinaLajmeAbelard Tahiri: Reformat e ndërmarra dëshmojnë vullnetin tonë për të avancuar sistemin...

Abelard Tahiri: Reformat e ndërmarra dëshmojnë vullnetin tonë për të avancuar sistemin e drejtësisë

Të ngjajshme

SBASHK mban nesër kongresin online dhe konferencë për media në Prishtinë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK)...

Nuk mjafton goli i Kosovare Asllanit, Suedia mposhtet nga Anglia dhe eliminohet nga Kampionati Evropian

Kombëtarja e Anglisë në konkurencën e femrave, është gjysëmfinalistja...

Java e ardhshme ‘përvëluese’ në Kosovë, temperatura deri në 40 gradë Celsius

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka...

Arilena Ara feston ditëlindjen në ishujt grekë – publikon foto nga jahti

Këngëtarja e njohur Arilena Ara ka festuar ditëlindjen në...

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri,  ka marrë pjesë sot në Forumin Ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, të organizuar nga Presidenca Austriake e Këshillit të Bashkimit Evropian, që po mbahet  në Tiranë.

Gjatë adresimit të tij para homologëve, ministri Tahiri ka theksuar se i gjithë regjioni është në përmbyllje të tranzicionit dhe po bënë progres sidomos në përmirësimin e sektorit të drejtësisë.

“Si Ministër i Drejtësisë së Kosovës, jam plotësisht i vetëdijshëm se kemi nevojë për përmirësimin e kualitetit të drejtësisë. Andaj  kam ndërmarrë hapa të rëndësishëm dhe reforma të rëndësishme ligjore, për të rritur qasjen në drejtësi, efikasitetin, transparencën dhe përgjegjshmërinë e sektorit të drejtësisë” ka thënë ministri Tahiri.

Ministri i Drejtësisë ka përmendur ndryshimet konkrete ligjore të bëra gjatë një viti të mandatit të tij. Sipas tij, ndryshime në këtë sektor pritet të bëhen edhe me përmes reformës së ndërmarrë të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, si dhe agjendës së përbashkët me Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial, “Drejtësia 2020”.

“Reformat që kemi ndërmarrë na japin shpresë se drejtësia jonë ka një të ardhme dhe ne jemi të përkushtuar për të parë që kjo e ardhme të ndodh tani. Por ne kemi ende shumë punë për të bërë. Realiteti nganjëherë nuk na ndjek ashtu si e presim.  Shumë sondazhe tregojnë se qytetarët nganjëherë nuk besojnë në gjyqësor, si shtylla më e rëndësishme e sistemit të drejtësisë. Andaj, me këto reforma kemi dëshmuar se kemi vullnet të ballafaqohemi me këto sfida, për të avancuar sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për të përmirësuar qasjen në drejtësi dhe për të mundësuar shërbime të mira gjyqësore për qytetarët tanë” ka theksuar ministri Tahiri.

- Advertisement -

Të Fundit