Abdixhiku takohet me ambasadorin slloven: Të punojmë për të forcuar marrëdhëniet mes dy shteteve tona
dp

Lexo edhe33 kandidatë për asamblistë në Ferizaj kërkojnë rinumërim të votave, KQZ nuk mund të bëj zgjidhje sepse materiali është shkatërruar

Siç ka njoftuar LDK, në këtë takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, sfidat aktuale me të cilat përballet Kosova, si dhe për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.
Abdixhiku ka theksuar se Sllovenia mbetet një partnere e rëndësishme dhe një mbështetëse e fuqishme e Kosovës në rrugëtimin e saj në proceset euroatlantike dhe integruese.
“Kryetari Abdixhiku vlerësoi marrdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe shprehu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës. Po ashtu i uroi ambasadorit Blaj mirëseardhje në Kosovë dhe suksese në misionin e tij diplomatik, duke shprehur gatishmërinë e LDK-së për bashkëpunim të ngushtë në funksion të forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, ka thënë LDK në një postim në Facebook. /Lajmi.net/

Lexo edhe33 kandidatë për asamblistë në Ferizaj kërkojnë rinumërim të votave, KQZ nuk mund të bëj zgjidhje sepse materiali është shkatërruar
Postimi i plotë: