back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajme33 kandidatë për asamblistë në Ferizaj kërkojnë rinumërim të votave, KQZ nuk...

33 kandidatë për asamblistë në Ferizaj kërkojnë rinumërim të votave, KQZ nuk mund të bëj zgjidhje sepse materiali është shkatërruar

Të ngjajshme

Boksieri shqiptar publikon një video se si e kishte goditur Tyson Furyn, i kërkon meç zyrtar

Agron Smakiçi, boksieri i njohur shqiptar ka publikuar një...

​Kërkohen investime urgjente në Brezovicë për zhvillimin e sportit

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka prezantuar zyrtarisht ekipin...

Edi Rama viziton “Murin e lotëve” në Izrael

Gjatë qëndrimit në Izrael Rama u ndal edhe në...

Vuçiq tregon se SHBA i ka vënë dy kushte Serbisë, por nuk tregon cilat janë ato

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka saktësuar...

I bëri milionat në Kinë, Pato dëshiron të investoj te skuadra angleze

Alexandre Pato, ish-sulmuesi i AC Milan dhe i përfaqësueses...

Rinumërimi i votave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka vënë në dukje një problematikë serioze, atë të manipulimit të votave.

Bazuar në rezultatet e rinumërimit, disa kandidatë për deputetë kanë humbur edhe mijëra vota, shkruan lajmi.net.

Ky rezultat, ka nxitur dyshime se manipulime të ngjashme të votave, kanë ndodhur edhe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 33 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë Themelore në Ferizaj dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar zgjerim të hetimeve dhe masa të jashtëzakonshme verifikuese lidhur me procesin zgjedhor, përfshirë edhe mundësinë e rinumërimit të votave.

“Sapo dorëzova në Prokurorinë Themelore në Ferizaj kërkesën tonë të përbashkët me nënshkrimet e 33 ish-kandidatëve të Zgjedhje Lokale të Tetorit 2025, parashtresën:  KËRKESË PËR ZGJERIM TË HETIMEVE PENALE NË KOHË DHE OBJEKT DUKE PËRFSHIRË EDHE ZGJEDHJET LOKALE TË 12 TETORIT 2025 bazuar në dyshimin sipas modus operandi të përsëritur nga gjetjet e rinumërimit dhe hetimeve të 28dhjetorit, pasi komisionerët pothuajse janë të njejtë”, ka thënë Fazliu në Facebook.

Ai ka thënë se përveç kërkesës në Prokurori e në KQZ, për këtë i kanë njoftuar edhe zyrat ndërkombëtare në Kosovë si OSBE-në, Zyrën e Këshillit të Evropës dhe atë të Komisionit Evropian.

Por, pavarësisht kërkesave të tyre, ky rinumërim duket të jetë i pamundur. Kjo për shkak se janë shkatërruar materialet zgjedhore të Zgjedhjeve Lokale 2025.

Ai ka thënë se deri tani nuk janë shkatërruar vetëm materialet e vendvotimeve që po i trajton Prokuroria e Shtetit dhe Gjykatat.

“Me qëllim të zbatimit të ligjit, KQZ, brenda afatit ligjor ka shkatërruar materialet zgjedhore të Zgjedhjeve Lokale 2025. Nga ky proces, janë përjashtuar materialet e vendvotimeve, të cilat, Prokuroria e Shtetit dhe Gjykatat, janë duke i trajtuar. Gjithashtu, siç parashihet me ligj, KQZ ka certifikuar rezultatet e Zgjedhjeve Lokale 2025, pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotime dhe qendrat e numërimit si dhe pas vendosjes nga PZAP-i dhe Gjykata Supreme për ankesat e kandidatëve dhe subjekteve”, ka thënë Elezi për lajmi.net.

Në lidhje me manipulimin e votave, janë aktivizuar Prokuroria në Prizren e Ferizaj.

Autoritetet e kryen një aksion të premten në Prizren, komunën ku dyshohet se kishte më së shumti keqpërdorim të votave, duke i ndaluar 109 të dyshuar.

Dy ditë më vonë, gjykata e pranoi kërkesën e prokurorëve për t’i dërguar në paraburgim 22 komisionerë dhe një vëzhgues të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Gjykata tha të dielën se ata dyshohen për disa vepra penale, përfshirë atë kundër të drejtës së votimit, kanosjen, marrjen e ryshfetit dhe dhënien e ryshfetit.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, tha se në mesin e të arrestuarve në Prizren kishte edhe familjarë të kandidatëve për deputetë.

Sipas Kryeziut, një manipulim i tillë i votave nuk ka mundur që të ndodhë pa një kompromis mes komisionerëve të katër partive më të mëdha politike.

“Po flasim për komunën e Prizrenit që janë shtuar hiç më pak se 40.497 vota dhe janë hequr hiç më pak se 27.520 vota. Pra, diferenca totale e keqpërdorimeve është 68.017 vota”, tha Kryeziu.

Kandidati që i kanë humbur më së shumti vota gjatë rinumërimit të tyre është Fetah Paçarizi i PDK-së me -6 mijë e 754 vota. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz