back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeAAK-policisë: Mos rreni ma!

AAK-policisë: Mos rreni ma!

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas vlerësimit të Policisë së Kosovës se në protestën e sotme ishin 5 mijë protestues.

AAK nëpërmes një komunikate i është drejtuar policisë me “Mos rreni ma!”, transmeton Koha.net.

AAK ka thënë më tej se udhëheqja e Policisë së Kosovës ka nevojë të shkojë në shkollë fillore dhe se ka dëshmuar që nuk dinë që të numëroj më shumë se numri 10.

“Kjo udhëheqja e policisë së Kosovës, ka nevojë të shkojë edhe njëherë në shkollë fillore. Jo për tjetër, po nuk është shteg me na dëshmu se dinë me numru më shumë dhe 10. Herën e kaluar, Bakia e nisi me 8 mijë, e tash e paska ulë ‘kanarin’ hala”, shkruan AAK, duke shtuar se ka respekt për ata policë që sot ishin dinjitozë në protestë.

“Ne nuk dhamë numra, për të mos gabuar, po paskemi mujt me thanë se kanë qenë 300 mijë. Kjo do të ishte rrenë shumë më e vogël se ajo e policisë”, ka përfunduar AAK.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz