A po kthehet Tovërlani te Prishtina? “Toki” sqaron gjithçka për “Express”
dp

Lexo edheFFK-ja vizitohet nga Liga e Veteranëve: Ata luftuan për fanellën dhe dhanë gjithçka pa kërkuar asgjë në këmbim

Gjatë ditës së sotme, Prishtina ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme është ndarë me trajnerin Arsim Thaqi.
Thaqi e kishte marrë drejtimin e Prishtinës në muajin prill të sezonit të kaluar, duke e dërguar klubin kryeqytetas në finalen e Kupës dhe duke e fituar atë.
Megjithatë, pas njoftimit se Thaqi dhe Prishtina i kanë ndarë rrugët, nisën të qarkullojnë lajmet se Afrim Tovërlani do të jetë pasues i tij.
“Toki” në një prononcim për “Gazetën Express” ka bërë me dije se janë zhvilluar bisedime, megjithëse ende nuk ka diçka më konkrete.
“Jo nuk jom bo ende, biseda e takime ka pasë, ofertën e kam ende në tavolinë, por ende nuk ka diçka konkrete”, ka thënë Tovërlani për “Express”.

Lexo edheFFK-ja vizitohet nga Liga e Veteranëve: Ata luftuan për fanellën dhe dhanë gjithçka pa kërkuar asgjë në këmbim
Tovërlani momentalisht është selektori i kombëtares U21 të Kosovës. 58-vjeçari u emërua selektor i kësaj grupmoshe në vitin 2022.
Tovërlani në të kaluarën ishte shpallur tri herë kampion me Prishtinën, për të fundit herë në sezonin 2012-2013.
Gjatë karrierës së tij menaxheriale, “Toki” ka drejtuar edhe Feronikelin, Trepçën ’89 e Ferizajn.
Prishtina momentalisht është e para në tabelën e Superligës së Kosovës me 26 pikë të tubuara në 14 xhiro./GazetaExpress/