back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeA mund të parashikohej ky tërmet? 5 pyetje dhe 5 pergjigjet e...

A mund të parashikohej ky tërmet? 5 pyetje dhe 5 pergjigjet e sizmiologut

Të ngjajshme

Ramadani: Shërbimet e Serbisë po i trajnojnë serbët në veri

Njohësi i sigurisë, Burim Ramadani, mbi funksionimin e kanaleve...

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani dëshiron...

Sizmiologu Edmond Dushi i ftuar në studion e RTV Ora me gazetarët Sonila Meco dhe Artur Zheji iu përgjigj disa pyetjeve qe te gjithe i bëjmë në këto momente.

Pyetja nr 1: A mund të parashikohej ky tërmet duke pasur parasysh atë të shtatorit?

Dushi: Absolutisht jo.

Pyetja nr 2: Cila është detyra e sizmiologjisë? A raportoni cdo ditë dhe a keni lidhje me emergjencat

Dushi: Detyra jonë është të mbajmë në gjëndje funksionale rrjetin sizmiologjik dhe të raportojmë cdo ditë për aktivitetin sizmik që ndodh në vend.

Pyetja nr 3: A mund të merreshin dy lëkundjet para lëkundjes së fuqishme si paralajmëruese?

Dushi: Ne i marrim parasysh por jo domosdoshmërisht janë paralajmëruese, sepse në momentin kur ndodhi goditja e fortë këto i klasifikojmë si paragoditje. Kur ndodh një tërmet kryesor dhe ka disa mikrotërmete.

Pyetja nr 4: Po a mund të bëhej një paralajmërim konkret?

Dushi: Nuk mund të bëhej paralajmërim publik por ne i kemi raportuar qendrës së emergjencës kombëtare të ministrisë së Mbrojtjes

Pyetja nr 5: Kur janë dërguar këto raportime

Dushi: Në momentin që ndodhin. Por jo domosdoshmërisht këto tërmete që ndodhin në mënyrë sporadike mund të merren si paragoditje. Në rastin konkret themi se kemi komplet të plotë të mogit, para dhe pas goditjet.  Nuk parashikohet tërmeti sepse nuk është arritur të bëhet në mbarë botën jo më në Shqipëri.

Paragoditjet jo domosdoshmërit mund të jenë paragoditje të një tërmeti të fortë. Sepse nëse do të ndodhte kjo atëherë unë cdo ditë të jap alarm për tërmete në Shqipëri, sepse Shqipëria cdo ditë preket nga mikrotërmete apo tërmete të përmasave 3.5, 3.2.

Të Fundit

Sport

ShowBiz