Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë ka folur në lidhje me raportin e saj me kryeministrin Albin Kurti gjatë pesë viteve të fundit.
Ajo e përsëriti atë se kishte marrë vlerësime jashtëzakonisht të lartë për përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit nga Kurti gjatë pesë viteve, ajo është shprehur e befasuar në lidhje me qëndrimin e tij të fundit, që ka thënë se nuk e do një President që nuk merret me politikë të jashtme.
“Secili prej nesh mund të kemi çfarë do qëndrime që duam rreth asaj se si duhet të jetë Presidenti, por ajo që nuk mund ta anashkalojmë është ajo çfarë kërkon Kushtetuta. Kushtetua kërkon që Presidenti ta përfaqësoj vendin jashtë, dhe që ai të udhëheq politikën e jashtme e jo të jetë spektator. Në Kushtetutën tonë, vendin tonë, një President nuk mund të jetë spektator. Nuk ka qenë spektator asnjë president as para meje dorën në zemër, spektator e dini që nuk ka qenë Presidenti Rugova, ai e ka determinuar politikën e jashtme dhe orientimin tonë strategjik. Nuk ka qenë spektator asesi Presidenti Sejdiu, kam punuar me të 5 vite dhe angazhimi ynë në atë kohë ka qenë politika e jashtme. Spektatore nuk ka qenë as PResidentja Jahjaga e nuk ka qenë as Presidenti Thaçi. Ne mund të kemi pas dallime mes vete mes asaj si dikush e ka përfaqësuar, por jo a e ka përfaqësuar apo jo”, ka thënë Osmani.
Ajo ka thënë se përfaqësimi jashtë shtetit është obligim kushtetues.
“Kushdo që ka menduar që jam politikane që mbyllet prapa derës dhe fshihet pas mandatit e kanë pas gabim. Ky është qëndrim që në fund e ka bërë me dije, megjithatë pavarësisht vlerësimit të kryeministrit unë e kam kryer detyrën time me dinujitet, e kam mbrojtur interesin e Kosovës. Ai tani mund të jep vlerësime të tjera të cilat në fakt kanë qenë në superlativ për gjatë 5 viteve, por në fund ka qëndrim krejt tjetër për institucionin e Presidentit se që e ka pas pesë vite më parë”, ka thënë Osmani.
Ajo ka thënë se i ka parë ndër vite dallimet mes tyre si krejtësisht normale, sepse sipas saj do të ishte e frikshme sikurse institucionet të pajtoheshin për gjithçka.
“Ju e përmendet se ne kemi pas interpretime të ndryshme të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit. Unë kam thënë që për mua ka qenë shqetësues neni 7 dhe 10 që ka konfirmuar ato që i kishin nëshkruar Thaçi dhe Mustafa në vitin 2013 dhe 2015. Janë pjesa e fundit e marrëveshjes, por kam thënë se kjo marrëveshje ka edhe disa nene të mira që kanë të bëjnë me Marrëveshjen për mos-agresion, respektimi i sovranitetit territorial e integritetit dhe të tjera, të cilat shtetet Evropiane e kanë quajtur si një njohje defacto por kjo nuk e ka eliminuar rreziqet e nenit 7”, ka thënë Osmani.
Ajo ka thënë se aty përveç vetëmenagjimit, përmenden edhe kompetencat e Kishës Serbe.
“Ajo që kam kërkuar unë në atë kohë, ka qenë dallim siç e keni identifikuar edhe ju që neni 7 të specifikohet përmes aneksit dhe negociatave të pastajme se çka kërkohet nga Kosova nëpërmjet nenit 7 se aty ka paqartësi të mëdha, çka saktësisht kupton vetëmenaxhimi, çka saktësisht nënkuptojnë këto të drejta të Kishës Serbe. A do të kërkohet të shkohet përtej Ahtisarit? Kjo do të ishte tejet e rrezikshme. Fatkeqësisht as me Aneksin e Ohrit këto nuk u qartësuan dhe shkuan në një pikë edhe më keq, por shpresa ime dhe angazhimi im tërë kohën ka qenë që këto të qartësohen në ato që u quajt Plan i Implementimit.”, ka thënë Osmani.
Ajo ka thënë se Qeveria kishte qëndrim tjetër gjatë negocimit të Planit të Inmplementimit me Lajçakun ndryshe nga ajo.
“Aty nga ajo që na është dorëzuar, kërkesa e parë në dokumentacion në kontekstin që kërkesat tona si Presidencë kanë qenë shumë më të larta me Lajçakun, dhe ai arsyetohej që nuk mund ta marrin këtë parasysh sepse Qeveria ka kërkuar që hapi i parë të jetë fusnota. Hapi i parë që unë kam kërkuar ka qenë anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtara, ka qenë hap i rëndësishëm. Lënja e kërkesës së saj të fundit ishte e rrezikshme sepse Serbia mund t’i marrë të parat dhe pastaj të tërhiqet. Por, megjithatë ai Plan i Implementimit kurrë nuk është arritur, me Sorensenin ai mund të riaktualizohet por nuk dihet si. Ndoshta komrpomisi i Kosovës për strukturat ilegale është rruga përpara por nuk jam e informuar”, ka shtuar Osmani në T7.
Ajo është pyetur në lidhje me negociatat me Serbinë që bënë Kurti, e që ka thënë se njerëzit duhet të rimendohen para se të thuan se është pika më e fort ë eKurtit.
“Kosova gjatë këtij procesi është dashur të vendos t’i besoj SHBA-ve më shumë se Lajçakut”, ka shtuar Osmani.
Osmani ka përfunduar mandatin e saj me 4 prill, pasi nuk ka gjetur mbështetjen e Kurtit edhe për një mandat në krye të shtetit. Tani, detyrën e Presidentes e ushtron kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. /Lajmi.net/