back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeA do t’ia marrë Albin Kurti terminalin djalit të Isa Mustafës –...

A do t’ia marrë Albin Kurti terminalin djalit të Isa Mustafës – Flet Glauk Konjufca

Të ngjajshme

Berisha në Strasburg: Akuza ndaj Ramës për lidhje me kartelet e drogës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ndodhet...

Vuçiq: Gjenocidi është term juridiko-politik

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ai ka...

“Tym i zi” për Ardian Ismajlin, do të qendrojë për një muaj jashtë fushave

Do ta marrë malli për futbollin. Ardian Ismajli është sërish...

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur sonte në “Debat Plus”, rreth marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës, kur tash kanë mbetur edhe dy ditë deri në konstituimin e kuvendit, shkruan Insajderi.

Konjufcës në këtë debat i është bërë edhe pyetja në lidhje me një shkrim në rrjetin social nga Albin Kurti, i cili ka thënë se beteja më e shkurtër e kësaj qeverie do të jetë ajo e kalimit të terminaleve doganore të privatizuar te shteti demokratik i Kosovës. Një terminal të tillë e ka edhe djali i Isa Mustafës – të parit të LDK-së, i cili e kishte marrë licencë gjatë qeverisjes së babait të tij, pra gjatë qeverisjes Mustafa.

“Unë mendoj që terminalet doganore nuk duhet të jenë private. Nëse vijmë në pajtim me LDK-në se terminali si koncept nuk duhet të jetë privat, ne do të vijmë deri të konstatimi dhe do ta bëjmë atë”, ka thënë Konjufca.

Po nëse nuk pranon LDK, Konjufca u shpreh i gatshëm që mund edhe ta prishin qeverinë, ndonëse një e tillë ende nuk është bërë.

“Nëse nuk pranon LDK, ne do ta prishim qeverinë. Por, VV nuk do ta ketë stilin të marr vendime të njëanshme.”, u shpreh ai./Insajderi.com

Të Fundit

Sport

ShowBiz