back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeA do të ketë vërshime në Kosovë? Njofton IHMK-ja

A do të ketë vërshime në Kosovë? Njofton IHMK-ja

Të ngjajshme

Kryeziu: Kushtetuesja e ka qartësuar procedurën e konstituimit të Kuvendit

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se aktgjykimi...

Rritja e çmimit të energjisë, Hoti i ka opsion edhe protestat

Avdullah Hoti, sonte në Rubikon foli për shumë zhvillime...

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet e shiut që pritet të mbizotërojnë në vendin tonë nuk do të shkaktojnë vërshime e as përmbytje lumore.

Përmes një postimi në Facebook, IHMK-ja ka bërë të ditur se nuk parashikohet që do të ketë rrezik nga përmbytjet lumore.

Kujtojmë se dje mediumi gjerman “Focus.de” ka paralajmëruar përmbytje të mëdha gjatë kësaj jave dhe javës së ardhshme. Sipas këtij mediumi, reshjet e shiut pritet të kapin shifra rekord, deri në 300 litra shi për metër katror në 24 orë.

Njoftimi i plotë i IHMK-së:

Sipas llogaritjeve të IHMK (Sektori për hidrologji dhe prognoza hidrologjike), nga data 07 – 12 tetor 2021, në tërë territorin e vendit pritet të ketë reshje të shiut me intervale të ndryshuara, të cilat do të jenë të intensitetit të ulët deri mesatarisht të lartë por kryesisht të karakterit lokal, të cilat mund të paraqesin probleme dhe vështirësi lokale, por nuk pritet që të shkaktojnë vërshime sidomos përmbytje lumore.

Sasia më e lartë e reshjeve gjatë kësaj periudhe pritet të jetë në pjesën P dhe VP (Pejë, Istog, Junik, Deçan, Gjakovë), pastaj V dhe VL (mesatarisht 50 – 150 mm), ndërsa në pjesën L – J 30 – 75 mm, dhe në pjesën qendrore 20 – 50 mm.

Në lumenjtë kryesorë, sipas rrjetit të stacioneve hidrmetrike në Kosovë, nuk parashihet që të ketë ngritje të theksuara të niveleve dhe prurjeve të ujit, sidomos kur e kemi parasysh situatën e deritanishme e cila ishte përcjellur me verën shumë të thatë dhe deficit të lagështisë në tokë, prandaj edhe nuk parashikohet që do të ketë rrezik nga përmbytjet lumore. http://ihmk-rks.net/?page=1,4

Ky informacion do të përditësohet nga IHMK sipas, situatës dhe llogaritjeve hidrologjike.

Për më tepër, përcilleni dhe informohuni me të dhënat hidrometeorologjike, si dhe njoftimet e fundit:

http://ihmk-rks.net

http://ihmk-rks.net/uplds/docs/Informim_08.10.2021_IHMK.pdf

Të Fundit

Sport

ShowBiz