HomeLajmeIsmajli apelon për kujdes: Qytetarët të shmangin daljet në orët e nxehta

Ismajli apelon për kujdes: Qytetarët të shmangin daljet në orët e nxehta

Të ngjajshme

Kosova, partneri më i rëndësishëm për turizmin shqiptar: Miliona euro vetëm në fundjavë

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbeten kontribuuesit më të...

Totaj kritikon Kurtin: Nuk ka mbajtur premtime dhe shpesh ndryshon qëndrimet politike

Me nënkryetarin e PDK-së Shaqir Totajt, u diskutuan aktualiteti...

Haxhiu pas ankesës në PZAP: Ka vota të regjistruara gabimisht

Ish-deputeti Bekim Haxhiu i cili kohëve të fundit ka...

Albion Rrahmani shumë afër t’i bashkohet klubit të Serie A-së

Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani është gati të bëjë hapin...

Specialisti i mjekësisë familjare, Rushit Ismajli, ka deklaruar se në Qendrat e Mjekësisë Familjare është shënuar rritje e numrit të pacientëve, kryesisht për shkak të temperaturave të larta dhe problemeve të ndryshme shëndetësore sezonale.

Ai thekson se stafi mjekësor është i mobilizuar dhe se po ofrohet ndihmë e vazhdueshme për qytetarët që kërkojnë trajtim.

“Patjetër, kemi një numër më të madh të pacientëve në Qendrat e Mjekësisë Familjare. Si staf jemi mobilizuar dhe kemi ekipe profesionale për të ofruar ndihmën e nevojshme”, ka thënë Ismajli.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, sidomos duke shmangur ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës.

“Qytetarët duhet të kenë kujdes, sidomos daljet në diell në pikun e vapës, në orarin prej orës 10:00 deri pas orës 17:00. Vetëm ata që e kanë patjetër të dalin, ndërsa të tjerët të kujdesen më shumë”, ka theksuar ai.

Sipas tij, respektimi i rekomandimeve bazë mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve shëndetësore gjatë verës.

“Gjithmonë ka rekomandime të veçanta për mbrojtje nga rrezet e diellit. Nëse i respektojmë, nuk kemi pasoja. Duhet të jemi të hidratuar, të konsumojmë më shumë ujë të pastër dhe të shmangim pijet me gaz apo ato të sheqerosura”, është shprehur Ismajli.

Ai ka shtuar se konsumimi i ujit dhe ushqimeve të lehta, si perimet dhe frutat e lara mirë, ndihmon në përballimin më të lehtë të temperaturave të larta dhe forcimin e imunitetit.

“Uji i pastër na ndihmon të përballojmë më lehtë temperaturat e larta. Po ashtu, perimet dhe frutat e freskëta ndikojnë në imunitet më të mirë”, ka thënë ai.

Ismajli ka bërë të ditur se deri më tani nuk është raportuar ndonjë vështirësi serioze në menaxhimin e pacientëve, edhe pse shumica e rasteve lidhen me persona me sëmundje kronike apo të moshuar.

“Deri tani nuk kemi pasur vështirësi në menaxhimin e rasteve. Kryesisht janë pacientë me sëmundje kronike dhe të moshuar, të cilët kërkojnë kujdes më të shtuar gjatë temperaturave të larta”, ka deklaruar ai në dukagjin.

Ai ka apeluar për kujdes të veçantë edhe për fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna, si kategori më të ndjeshme ndaj temperaturave të larta.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz