HomeShowBizRekordi tjetër i “Michael”/ Filmi biografik me fitimet më të larta, kalon...

Rekordi tjetër i “Michael”/ Filmi biografik me fitimet më të larta, kalon edhe “Oppenheimer”

Të ngjajshme

Kosova, partneri më i rëndësishëm për turizmin shqiptar: Miliona euro vetëm në fundjavë

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbeten kontribuuesit më të...

Totaj kritikon Kurtin: Nuk ka mbajtur premtime dhe shpesh ndryshon qëndrimet politike

Me nënkryetarin e PDK-së Shaqir Totajt, u diskutuan aktualiteti...

Haxhiu pas ankesës në PZAP: Ka vota të regjistruara gabimisht

Ish-deputeti Bekim Haxhiu i cili kohëve të fundit ka...

Albion Rrahmani shumë afër t’i bashkohet klubit të Serie A-së

Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani është gati të bëjë hapin...

Ismajli apelon për kujdes: Qytetarët të shmangin daljet në orët e nxehta

Specialisti i mjekësisë familjare, Rushit Ismajli, ka deklaruar se...

Filmi biografik i Antoine Fuqua për Michael Jackson është bërë filmi biografik me fitimet më të larta në historinë e kinemasë, duke fituar 977.4 milionë dollarë në të gjithë botën dhe duke tejkaluar filmin fitues të çmimit Oscar, Oppenheimer të Christopher Nolan.

Oppenheimer fitoi 975.8 milionë dollarë në të gjithë botën, sipas Box Office dhe mori shtatë çmime Oskar, duke përfshirë Filmin më të Mirë dhe Regjisorin më të Mirë.

Më herët këtë muaj, Michael kaloi Bohemian Rhapsody si filmi biografik muzikor me fitimet më të larta. Tani në javën e 10-të në kinema, shifra prej 1 miliard dollarësh duket pothuajse e pashmangshme.

I publikuar në prill të vitit 2026, filmi Michael ndjek ngritjen e Michael Jackson nga një yll si fëmijë me The Jackson 5, në rrugën e tij për t’u bërë “Mbreti i Popit”. Pavarësisht suksesit të tij në kinema, filmi është kritikuar ashpër pasi nuk ka prekur disa prej aspekteve më problematike të jetës së Jackson.

Reagimi negativ ndaj filmit erdhi pasi në të nuk u përfshinë akuzat për abuzim seksual me fëmijë të bëra kundër yllit para vdekjes së tij në vitin 2009. Sipas raportimeve, një version më i hershëm i filmit trajtoi këto akuza, por avokatët e familjes bënë që të mos përfshiheshin në film. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz