HomeLajmeAksident zinxhir në magjistralen Gjakovë-Prizren, lëndohen 7 persona

Aksident zinxhir në magjistralen Gjakovë-Prizren, lëndohen 7 persona

Të ngjajshme

Kandiq ngre dyshime për një varr masiv në Serbi: Fola me shoferin që transportoi trupat nga Kosova

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq,...

Më shumë se një verdikt për katër ish-krerët e UÇK-së

Për vite me radhë, lufta e Kosovës është rrëfyer...

Istogu i 77-ti në Evropë me 21 pikë, klubi kosovar më i vlerësuari në Evropë

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka publikuar renditjen zyrtare...

Sulmet e përshkallëzuara SHBA-Iran kërcënojnë marrëveshjen e përkohshme të paqes

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar...

Vulaj: Gazi amerikan çështja më e rëndësishme, jemi në një udhëkryq me pasoja të mëdha

Kryetari i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, Martin Vulaj, në emisionin “Info...

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren, përkatësisht në fshatin Rogovë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovë, Vlera Krasniqi bëri të ditur se të lënduarit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 10:40 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Gjakovë–Prizren, në fshatin Rogovë. Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e përplasjes, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë marrë menjëherë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ka dalë në vendngjarje dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe operative për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit”, tha ajo.

Krasniqi tha se Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz