HomeLajmePolicia: Manifestimet e Vidovdanit u zhvilluan qetë, 37 persona u intervistuan dhe...

Policia: Manifestimet e Vidovdanit u zhvilluan qetë, 37 persona u intervistuan dhe u proceduan në gjykatë

Të ngjajshme

Sulmet e përshkallëzuara SHBA-Iran kërcënojnë marrëveshjen e përkohshme të paqes

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar...

Vulaj: Gazi amerikan çështja më e rëndësishme, jemi në një udhëkryq me pasoja të mëdha

Kryetari i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, Martin Vulaj, në emisionin “Info...

Arifi: Shqipëria po ecën përpara, Kosova ka mbetur në vend

Ish-shefi i kabinetit të Ramush Haradinajt, Avni Arifi, ka...

​Punimet për ndërtimin e urës së tretë mbi lumin Ibër po vazhdojnë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit vazhdon zbatimin e projekteve...

JLo bën paraqitje surprizë në Obsessed Fest, performon dy hitet e mëdha

Jennifer Lopez dha një performancë surprizë në edicionin e parë...

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me manifestimet e “Videovdan-it”, që është mbajtur sot më 28 qershor 2026.

Ata kanë thënë se me kohë kanë ndërmarrur masat planifikuese dhe operative për menaxhimin e situatës së sigurisë, ruajtjen e rendit publik, orientimin e trafikut rrugor dhe menaxhimin kufitar.

“Nga autoritetet policore janë paraparë masa të nevojshme planifikuese, koordinuese, parandaluese dhe operativo-hetimore në të gjitha departamentet dhe rajonet policore, në mënyrë që manifestimet në lokacionet ku janë paraparë të zhvillohen qetë dhe pa incidente. Referuar informacioneve nga njësitet e angazhuar policore në teren nuk është raportuar ndonjë rast i cili ka ndikuar në mbarëvajtjen e manifestimeve, përveç shoqërimit të 37 personave në stacion policor për intervistim, të cilët kanë provokuar masën me thirrje provokuese me elemente të nxitjes së urrejtjes, në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe një personi i është shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka njoftuar Policia.

Ata gjithashtu kanë thënë se të gjitha veprimet policore po realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ku pas intervistimit 37 persona janë proceduar në gjykatë dhe janë në pritje të vendimit nga gjykata.

“Pas përfundimit të aktiviteteve në orët e pasdites të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndarë të qetë. Policia e Kosovës falënderon qytetaret për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar si dhe mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, menaxhimin e situatës së sigurisë, zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet mes tjerash në njoftim. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz