Në përfundim të “Vidovdanit” në Gazimestan ndalohen disa serbë që kënduan këngë nacionaliste
dp

Lexo edheVala e të nxehtit, IKSHPK me këshilla për qytetarët: Pini ujë dhe shmangni vapën

Ka përfunduar pa ndonjë incident tubimi i një numri qytetarësh serbë në Gazimestan, të mbledhur për shënimin e të ashtuquajturës “Festë e Vidovdanit”.
Ndërkohë, policia ka ndaluar disa persona pas përfundimit të manifestimit në Gazimestan.
Personat janë ndaluar nën dyshimin se kanë kënduar këngë nacionaliste kundër shtetit të Kosovës.
Gatë kontrollit të pjesëmarrësve në dalje nga Gazimestani, janë identifikuar të dyshuarit, të cilët më pas janë shoqëruar nga policia.
Deri në këto momente, Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje se sa është numri i të ndaluarve.

Lexo edheVala e të nxehtit, IKSHPK me këshilla për qytetarët: Pini ujë dhe shmangni vapën
Gjatë gjithë ditës janë vërejtur masa të shtuara sigurie nga Policia e Kosovës, me ç’rast janë kryer edhe kontrolle të rrepta ndaj të gjithë vizitorëve.
Gjithashtu, gjatë kësaj ngjarje janë parë edhe dronë që kanë patrulluar zonën përreth.