Jennifer Lopez dha një performancë surprizë në edicionin e parë të Obsessed Fest të shtunën në mbrëmje (27 qershor) në NYA Studios në Los Angeles.
56-vjeçarja u shfaq si surprizë për të hapur panelin Off Campus atë mbrëmje, transmeton Indeksonline.

JLo u ngjit në skenën kryesore, ku performoi këngën e saj të re “ Everything’s Fine ”, si dhe këngën e saj hit “On the Floor”, e cila u shfaq në sezonin e parë të “Off Campus” .
Pas performancës së saj surprizë, Jennifer u pa duke përqafuar krijuesen dhe bashkë-drejtuesen e serialit “Off Campus” , Louisa Levy./Indeksonline/
