James Rodriguez “lavdëron” Ronaldon: Ai është një shembull për t’u ndjekur
dp

Lexo edheFitore e madhe për Viktor Cakiqin, fiton titullin e WBA Continental Europe

Në orët e para të mëngjesit u zhvillua superdueli Portugali-Kolumbi.
Përballje kjo e cila vë dy ikonat e këtyre shteteve dhe njëkohësisht dy ish-bashkëlojtarët te Real Madridi, James Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo.
Rodriguez, nuk ndali lëvdatat për “CR7” duke e quajtur si një shembull për t’u ndjekur.

Lexo edheFitore e madhe për Viktor Cakiqin, fiton titullin e WBA Continental Europe
“Cristiano është një model për t’u ndjekur. Kur arrita te Real Madrid, ai ishte një nga të parët që më priti mirë. Më ftoi në shtëpinë e tij dhe u bëmë miq të ngushtë”. “Ai është një person i mrekullueshëm dhe një shembull për të gjithë. Shikoni fizikun e tij në moshën 41 vjeç”, u shpreh James.
Ndeshja ishte mbyllur me rezultat 0-0, me Kolumbinë që e mbylli në vend të parë grupin K me 7 pikë, ndërsa Portugalia e dyta me 5 pikë./IndeksOnline/