Dy të lënduar nga përplasja e dy veturave në Veriq të Istogut
dp

Lexo edheVisar Ymeri – LDK-së e PDK-së: Pse po i jepni zor, nuk është mbi supet tuaja barra për t’i formuar institucionet

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Veriq të Istogut.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se rreth orës 17:50 policia është njoftuar për aksidentin, në të cilin janë përfshirë dy automjete.
“Sot rreth orës 17:50, Policia është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Veriq-Istog. Në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura dhe, si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor”, deklaroi Rugova.

Lexo edheVisar Ymeri – LDK-së e PDK-së: Pse po i jepni zor, nuk është mbi supet tuaja barra për t’i formuar institucionet
Njësitet kompetente të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rrethanat që çuan deri te aksidenti.