HomeLajmePodujeva mbetet pa ujë të pijshëm, KRU “Prishtina” njofton për punime në...

Podujeva mbetet pa ujë të pijshëm, KRU “Prishtina” njofton për punime në gypin furnizues të Albanikut

Të ngjajshme

Agim Veliu: Kërkesat për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut janë legjitime

Agim Veliu ka reaguar ashpër ndaj situatës së brendshme...

Nisin të dalin 100 euro për studentët

Tashmë kanë nisur të dalin 100 eurot për studentët. Kjo...

Podujeva mbetet pa ujë të pijshëm, KRU “Prishtina” njofton për punime në gypin furnizues të Albanikut

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se qyteti...

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se qyteti i Podujevës ka mbetur përkohësisht pa furnizim me ujë të pijshëm për shkak të një defekti dhe punimeve që po zhvillohen në gypin furnizues të Albanikut.

Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja e furnizimit ka filluar nga ora 15:00 dhe do të vazhdojë deri në sanimin e plotë të defektit në rrjet.

“Për shkak të punimeve në gypin furnizues të Albanikut, qyteti i Podujevës do të mbetet pa furnizim me ujë duke filluar nga ora 15:00, deri në sanimin e plotë të defektit në gyp”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Kompania ka bërë të ditur se ekipet teknike janë angazhuar në terren dhe po punojnë intensivisht për eliminimin e problemit dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë për konsumatorët.

“Ekipet përkatëse janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë”, njofton kompania.

Nga KRU “Prishtina” nuk është bërë e ditur koha e saktë e përfundimit të punimeve, ndërsa qytetarëve u është kërkuar mirëkuptim deri në normalizimin e plotë të situatës. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz