Jack White dhe Olivia Jean po divorcohen pas pak më shumë se katër vitesh martesë.
Muzikantja ka paraqitur kërkesë për divorc, duke përmendur “sjellje të papërshtatshme martesore” nga bashkëshorti i saj, transmeton Indeksonline.
Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga TMZ, Jean paraqiti kërkesë për divorc në Nashville më 3 qershor, duke përmendur të njëjtën datë si datën e ndarjes.
Dosja thotë se White “është përfshirë në sjellje të papërshtatshme martesore që e ka bërë marrëdhënien e tyre të vazhdueshme të pasigurt dhe të papërshtatshme”.
Në shtetin e Tenesit, sjellja e keqe martesore shpesh përmendet si arsye për divorc bazuar në faj. Edhe pse ligji e përcakton atë si faj të bashkëshortit për “trajtim ose sjellje mizore dhe çnjerëzore”, ekspertët ligjorë nga firma ligjore Hoffman Law and Mediation deklarojnë se ky term përdoret në praktikë si një formulim i përgjithshëm që mund të mbulojë situata të ndryshme.
Kjo është martesa e tretë dhe divorci i tretë i White. Ish-këngëtari i bendit White Stripes ishte martuar më parë me bateristiten Meg White dhe modelen dhe këngëtaren Karen Elson./Indeksonline/
