Këngëtarja shqiptare Anxhela Peristeri ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me disa fotografi të reja të publikuara në Instagram.
Artistja është shfaqur duke shijuar një ditë relaksi, e veshur me bikini portokalli, duke vënë në pah linjat e saj elegante dhe fizikun në formë, shkruan Indeksonline.

Pamjet kanë marrë pëlqime dhe komente të shumta nga fansat, të cilët kanë vlerësuar paraqitjen e saj verore.
Ngjyra e ndezur e bikineve është kombinuar në mënyrë perfekte me sfondin veror, duke i dhënë edhe më shumë shkëlqim postimit.

Postimi i saj ka ngjallur reagime pozitive në Instagram, ku ndjekësit nuk kanë kursyer komplimentet për pamjen dhe stilin e këngëtares.
Anxhela Peristeri vazhdon të mbetet një nga artistet më të komentuara shqiptare, jo vetëm për projektet muzikore, por edhe për paraqitjet e saj që përkundër moshës shpesh tërheqin vëmendjen e publikut./Indeksonline/