Prokuroria ngre aktakuzë për përgatitje të vrasjes së rëndë
dp

Lexo edheAmbasadori britanik: Tregtia me Kosovën është shumë e ulët, investitorët largohen kur mungon zbatimi i zotimeve

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj një personi me inicialet E.H., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Përgatitja e veprës penale Vrasje e Rëndë”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë pas zhvillimit të hetimeve lidhur me rastin.
PSRK ka bërë të ditur se i pandehuri E.H. dyshohet se ka ndërmarrë veprime për përgatitjen e kryerjes së veprës penale të vrasjes së rëndë, vepër e sanksionuar me legjislacionin penal të Republikës së Kosovës.

Lexo edheAmbasadori britanik: Tregtia me Kosovën është shumë e ulët, investitorët largohen kur mungon zbatimi i zotimeve