Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vendosur që pas zgjedhjeve të 7 qershorit të mos deklarohet thuajse fare se çka do të bëhet me institucionet në vend e drejtuesit e rinj.
Si çdoherë tjetër, Kurti edhe sot nuk u ndal të flasë para gazetarëve.
“Ikja” e Kurtit nga përgjigjet po përkthehet në një plan që po përgatitet sërish mbi këto çështje.
Edhe sot derisa po pyetej nga gazetarët rreth këtyre çështjeve dhe se çfarë veprimesh do ndërmarrë pas certifikimit të rezultateve, Kurti zgjodhi të largohet pa folur.
“Me duhet të shkoj me shpejtësi, sepse jam vonë për takimet e radhës”, tha Kurti./Lajmi.net/