HomeBotëMobilizohet Nairobi, gjenerata Z proteston në përvjetorin e demonstratave antiqeveritare

Mobilizohet Nairobi, gjenerata Z proteston në përvjetorin e demonstratave antiqeveritare

Të ngjajshme

Zyrtare: Golashënuesi i sezonit në Superligë, prezantohet te Malisheva

Malisheva ka prezantuar zyrtarisht sulmuesin Kreshnik Uka si përforcimin...

Mbyllet me sukses Liga Universitare, rritet pjesëmarrja e vajzave dhe masivizimi i sportit

Mbyllja e Ligës Universitare të Sporteve ka sjellë një...

Zyrtare: Ballkani bën tjetër “goditje”, transferon Dobratiqin

FC Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit anësor Lorik...

Policia në Kenia ka bllokuar rrugët kryesore që të çojnë në Nairobin qendror, përpara protestave të planifikuara mbarëkombëtare që shënojnë 2-vjetorin e demonstratave vdekjeprurëse antiqeveritare, të udhëhequra nga gjenerata Z.

Mijëra kenianë protestuan kundër rritjes së taksave në qershor të 2024-tës, duke kulmuar me sulmin me forcë në parlament dhe tërheqjen përfundimtare të projektligjit të diskutueshëm të financave, shkruan BBC, transmeton IndeksOnline.

Protestuesit thonë se po kërkojnë drejtësi për më shumë se 80 persona të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur gjatë demonstratave kundër taksave të vitit 2024, si dhe protestave të përvjetorit të vitit të kaluar.

Forcat e sigurisë sot herët bllokuan hyrjen në qendër të qytetit, ndërsa shumë biznese dhe shkolla mbetën të mbyllura.

Protestat e planifikuara, të mobilizuara kryesisht përmes platformave të mediave sociale, pritet të zhvillohen në qytete të mëdha, përfshirë Nairobin, Mombasën dhe pjesë të Kenias qendrore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz