HomeLajmeAgim Aliu uron Vetëvendosjen për fitoren dhe bën thirrje për institucione funksionale

Agim Aliu uron Vetëvendosjen për fitoren dhe bën thirrje për institucione funksionale

Të ngjajshme

Mitrovicë e Jugut: Shoferi kapet me shpejtësi më shumë se dyfishin e lejuar

Njësia e Trafikut Rrugor në Mitrovicën e Jugut ka...

Ronela Hajati dhe Capital T publikojnë këngën “Koishii”

Dy artistët e njohur shqiptar, Ronela Hajati dhe Capital...

Cakolli: Diaspora mund ta çojë LVV-në në rreth 46%, AAK rrezikon të bjerë nën 6%

Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në...

Cakolli tregon se çfarë impakti mund të kenë votat e diasporës në rezultatin përfundimtar

Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në...

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka reaguar pas publikimit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke uruar subjektin politik fitues, Lëvizja Vetëvendosje!

Përmes një postimi publik, Aliu ka vlerësuar procesin zgjedhor si të qetë, demokratik dhe në shërbim të demokracisë, ndërsa ka shprehur urimin që vendi të ketë sa më shpejt institucione funksionale dhe në shërbim të qytetarëve.

“Uroj subjektin politik fitues të këtyre zgjedhjeve – Lëvizjen Vetëvendosje!, duke uruar që sa më shpejt të kemi institucione funksionale dhe në shërbim të qytetarëve. Një proces zgjedhor i qetë, demokratik e në shërbim të demokracisë”, ka shkruar ai.

Kryetari i Ferizajt ka falënderuar gjithashtu strukturat, aktivistët dhe mbështetësit e Partia Demokratike e Kosovës për angazhimin dhe kontributin e tyre gjatë procesit zgjedhor.

Aliu ka theksuar se pret që përfundimi dhe certifikimi i procesit zgjedhor të reflektohen në përmbushjen e pritjeve të qytetarëve dhe në angazhimin për avancimin e vendit.

“Uroj që përfundimi i procesit zgjedhor dhe certifikimi i tij të reflektojë në përmbushjen e pritjeve të qytetarëve dhe angazhim në dobi të ecjes përpara të vendit”, ka përfunduar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz