HomeLajmePolicia me kontrolle të shtuara për mjetet me dy rrota: 261 gjoba...

Policia me kontrolle të shtuara për mjetet me dy rrota: 261 gjoba dhe 41 konfiskime gjatë një jave

Të ngjajshme

Kryeziu tregon procedurat: Fillimisht kuvendi, qeveria, pastaj presidenti

Profesori i Kushtetutës, Kadri Kryeziu në emisionin DTP me...

Pasi dështoi me Alissonin, Juventusi hedh sytë te një tjetër yll i Premierligës

Juventusi po kërkon një portier të ri. Pas formës së...

Mitrovicë e Jugut: Shoferi kapet me shpejtësi më shumë se dyfishin e lejuar

Njësia e Trafikut Rrugor në Mitrovicën e Jugut ka...

Ronela Hajati dhe Capital T publikojnë këngën “Koishii”

Dy artistët e njohur shqiptar, Ronela Hajati dhe Capital...

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, në kuadër të planit operativ ROADPOL 2026, është realizuar aksioni “Kontrolli i mjeteve me dy rrota”, i cili është zhvilluar nga data 1 deri më 7 qershor 2026 në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtij aksioni policia ka shtuar prezencën në rrugë me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve.

Në këtë periudhë janë realizuar gjithsej 734 pika kontrolli për mjete me dy rrota, ndërsa janë kontrolluar 659 mjete.

Si rezultat i parregullsive të identifikuara, policia ka shqiptuar 261 gjoba dhe ka konfiskuar 41 mjete me dy rrota.

Policia thekson se aktivitete të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, në kuadër të planeve ndërkombëtare për sigurinë rrugore dhe rritjen e disiplinës në trafik. /Lajmi.net/

- Advertisement -