HomeLajmeZgjedhjet e 7 qeshorit/ Ambasadori britanik: Qytetarët duan më pak dramë politike...

Zgjedhjet e 7 qeshorit/ Ambasadori britanik: Qytetarët duan më pak dramë politike dhe më shumë rezultate

Të ngjajshme

Zgjedhjet e 7 qeshorit/ Ambasadori britanik: Qytetarët duan më pak dramë politike dhe më shumë rezultate

Paqëndrueshmëria politike, çështjet ekonomike dhe funksionimi i institucioneve mbeten...

S’po ja don “Kuqezinjve”, mposhten edhe nga Luksemburgu

Kombëtarja Shqiptare ka pësuar një tjetër humbje brenda 3...

Tubimi përmbyllës i PDK-së, Hamza: Nga e hëna fillon ndryshimi i madh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Paqëndrueshmëria politike, çështjet ekonomike dhe funksionimi i institucioneve mbeten shqetësimet kryesore të qytetarëve të Kosovës. Kështu ka deklaruar ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i cili thotë se nga takimet e tij me qytetarët në mbarë vendin ka identifikuar kërkesën për më shumë rezultate konkrete dhe më pak përplasje politike.

Në një intervistë për IndeksOnline, Hargreaves tha se frustrimi i qytetarëve me krizën politike vazhdon të jetë i pranishëm.

“Nga takimet dhe komunikimet e mia në mbarë Kosovën, dalin vazhdimisht tri tema kryesore.

Së pari, shqetësimi për paqëndrueshmërinë politike. Shumë qytetarë janë të frustruar nga zgjedhjet e përsëritura dhe duan institucione funksionale dhe një qeveri që zgjat”, tha ai.

Ambasadori britanik theksoi se çështjet që lidhen me mirëqenien ekonomike vazhdojnë të dominojnë bisedat me qytetarët.

“Së dyti, shqetësimet e përditshme. Punësimi, kostot e energjisë dhe shërbimet publike përmenden pothuajse në çdo bisedë”, deklaroi Hargreaves.

Ai tha se qytetarët shprehin gjithashtu shqetësime për mënyrën se si zhvillohet debati politik, veçanërisht gjatë fushatave zgjedhore.

“Së treti, besimi dhe gjuha e komunikimit. Njerëzit duan institucione që funksionojnë në mënyrë të drejtë. Ata janë gjithashtu të shqetësuar për tonin e politikës, veçanërisht për sjelljen në internet gjatë fushatave”, u shpreh ai.

Duke përmbledhur mesazhin që merr më shpesh nga qytetarët, ambasadori britanik tha:

“Me pak fjalë, qytetarët duan më pak dramë politike dhe më shumë rezultate konkrete.”/IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz