BallinaShowBizXheisara Frisku flet për shtatzëninë e dytë

Xheisara Frisku flet për shtatzëninë e dytë

Të ngjajshme

Gërvalla për largimet nga Lista Guxo: Secili shkon aty ku i flen zemra

Ministrja në detyrë e Drejtësisë dhe kryetarja e Listës...

Musliu: Kurti synoi arrestimin që militantëve t’u thoshte e lidha Sami Lushtakun

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu...

Buendia ia “shpon” portën Freiburgut, Aston Villa shënon dhe të dytin

Aston Villa ka shënuar edhe të dytin ndaj Freiburgut. Ishte...

Këngëtarja Xheisara Frisku ka folur për herë të parë për emocionet e shtatzënisë së dytë, e cila ka ardhur papritur për të. Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku ndau detaje nga kjo periudhë e re në jetën e saj.

Xheisara tregoi se lajmi e kishte surprizuar, pasi vajza e saj e parë ende nuk ka mbushur një vjeç.

“Nuk e prisja. Më ka ardhur si dhuratë. Në fillim qesha, m’u duk si lojë. Kisha edhe mendime negative”, u shpreh ajo gjatë intervistës.

Këngëtarja pranoi se, krahas gëzimit, ka përjetuar edhe ndjesi të përziera. Ajo tha se ndihet pak në faj ndaj vajzës së saj të parë, pasi do të donte t’i kushtonte vëmendjen maksimale në këtë fazë të hershme të rritjes.

Megjithatë, Xheisara theksoi se shtatzëninë e sheh si një bekim dhe një dhuratë për familjen e saj. Gjatë bisedës, ajo nuk la pa falënderuar publikisht bashkëshortin për përkushtimin dhe mbështetjen që i ka dhënë familjes.

Rrëfimi i saj u prit me shumë interes nga publiku, pasi këngëtarja foli hapur për emocionet, pasiguritë dhe gëzimin që sjell një shtatzëni e papritur. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz