BallinaLajmePolicia me kontrolle në shkollat e Mitrovicës dhe Skenderajt, gjenden armë, fishekë...

Policia me kontrolle në shkollat e Mitrovicës dhe Skenderajt, gjenden armë, fishekë dhe gëzhoja

Të ngjajshme

Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për parandalimin e dukurive negative dhe rritjen e sigurisë në shkolla dhe përreth tyre, Policia në rajonin e Mitrovicës ka realizuar kontrolle të kohëpaskohshme nëpër shkolla.

Në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente, policia gjatë javës së kaluar ka realizuar kontrolle në tri shkolla të mesme të larta në Mitrovicë Jug ku janë kontrolluar 460 nxënës mirëpo tek nxënësit nuk është gjetur asnjë mjet i rrezikshëm apo i kundërligjshëm.

Ndërsa gjatë ditës së sotme në njërën nga shkollat e mesme të larta në Skenderaj është realizuar një kontroll i nxënësve nga vet stafi i shkollës dhe pas përfundimit të kontrollit, njësia policore për sigurinë në shkolla është njoftuar nga drejtori i shkollës se gjatë kontrollit tek dy nxënës janë gjetur mjete të rrezikshme.

May be an image of text
May be an image of knife and text

Sipas informatës tek një nxënës është gjetur një mjet i mprehtë (thikë), ndërsa tek një nxënës tjetër janë gjetur:

• një armë zjarri e llojit pistoletë;

• 19 fishekë;

• një gëzhojë;

• një predhë e armës së gjatë.

Policia ka konfiskuar të gjitha gjësendet e dyshuara dhe të dy nxënësit janë shoqëruar në stacion policor.

Të njëjtit janë intervistuar në prani të prindërve dhe mbrojtësve të tyre.

Pas njoftimit të prokurorit për të mitur, me vendim të tij nxënësit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj nxënësit tek i cili është gjetur arma e zjarrit është iniciuar rasti për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz