BallinaLajmePDK shpalos sloganin e fushatës: “Stop Krizës. Ndrysho Kosovën”, Hamza kërkon ndryshim...

PDK shpalos sloganin e fushatës: “Stop Krizës. Ndrysho Kosovën”, Hamza kërkon ndryshim në Kosovë

Të ngjajshme

Kë po e thumbon Adioni?

Ish-fermeri, Adion Puka, ka tranuzar rrjetin minuta më parë. Në...

Zyrtari i NATO-s thotë se e ndien që po e hapin një kapitull të ri të raporteve me Serbinë

Zëvendësndihmës Sekretar i Përgjithshëm për Partneritete në NATO, ambasadorin...

Raphinha: Lamine Yamal është si vëlla i vogël

Ylli i Barcelonës, Raphinha, ka folur hapur për marrëdhënien...

Policia me kontrolle në shkollat e Mitrovicës dhe Skenderajt, gjenden armë, fishekë dhe gëzhoja

Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për parandalimin e...

Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar sloganin zyrtar të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit: “Stop Krizës. Ndrysho Kosovën!”.

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, tha se slogani i ri paraqet një thirrje për ndryshim dhe për t’i dhënë fund krizave me të cilat, sipas tij, po përballen qytetarët e Kosovës.

Në videon promovuese shfaqen 16 persona të profesioneve dhe grupmoshave të ndryshme duke thënë fjalën “STOP”, ndërsa Hamza thekson se vendi ka nevojë për më shumë stabilitet, siguri dhe fokus tek mirëqenia e qytetarëve.

“STOP krizave politike. STOP çmimeve të larta. STOP pasigurisë, përçarjes dhe mungesës së shpresës”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Hamza.

Ai ka deklaruar se kërkesa për ndryshim po vjen çdo ditë nga qytetarët në të gjithë Kosovën, duke përmendur familjet, të rinjtë, punëtorët dhe pensionistët që po përballen me vështirësi ekonomike dhe sociale.

Sipas Hamzës, ndryshimi është bërë domosdoshmëri për vendin.

Në fund të videos, kandidati i PDK-së për kryeministër përcjell mesazhin: “T’i japim fund krizave. Ta ndryshojmë bashkë Kosovën!”. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz