BallinaLajmeLushaku për premtimet e Kurtit: Pas 6 vitesh qeverisje, çerdhet s’ekzistojnë e...

Lushaku për premtimet e Kurtit: Pas 6 vitesh qeverisje, çerdhet s’ekzistojnë e asnjë shujtë falas s’u është ofruar fëmijëve

Të ngjajshme

Goditi gazetarin, arrestohet një person në Shkodër

Një 51-vjeçar është vënë në pranga nga policia në...

Kë po e thumbon Adioni?

Ish-fermeri, Adion Puka, ka tranuzar rrjetin minuta më parë. Në...

Zyrtari i NATO-s thotë se e ndien që po e hapin një kapitull të ri të raporteve me Serbinë

Zëvendësndihmës Sekretar i Përgjithshëm për Partneritete në NATO, ambasadorin...

Raphinha: Lamine Yamal është si vëlla i vogël

Ylli i Barcelonës, Raphinha, ka folur hapur për marrëdhënien...

Jehona Lushaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka rikujtuar një premtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili kishte thënë se do hapeshin 160 çerdhe të reja, dhe do jepej ushqim falas për çdo fëmijë nga klasa e parë deri në të pestën.

Lushaku, ka theksuar se, sot, pas 6 vitesh qeverisjeje, çerdhet e premtuara nuk ekzistojnë, e asnjë shujtë falas nuk u është ofruar fëmijëve nga Qeveria.

‘’ Me miliona euro suficit buxheti, që i kanë tepruar qeverisë çdo vit, ka mundur t’i ushqejë fëmijët në shkolla nga tri herë në ditë!’’, ka shkruar Lushaku.

Postimi:

ÇERDHET e USHQIMI FALAS PËR FËMIJË

“160 çerdhe të reja” dhe “ushqim falas për çdo fëmijë nga klasa e parë deri në të pestën”.

Kështu pati premtuar ish-kryeministri Kurti. Jo nga kafeneja, as nga ndonjë debat televiziv,  por premtime publike nga foltorja e Kuvendit, përpara qytetarëve të Kosovës, në emër të ndryshimit.

Ndërsa sot, pas 6 vitesh qeverisjeje, çerdhet e premtuara nuk ekzistojnë, e ASNJË shujtë falas nuk u është ofruar fëmijëve nga Qeveria.

Me miliona euro suficit buxheti, që i kanë tepruar qeverisë çdo vit, ka mundur t’i ushqejë fëmijët në shkolla nga tri herë në ditë!

Por, jo ka vendosur që t’i investojë në propagandë për t’ua shpërlarë trurin prindërve të fëmijëve.

Për fëmijët tanë, çerdhet e mësimin tërëditor me ushqim të ngrohtë e garanton veç LDK.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz